Interesimi i qytetarëve për testet serologjike dukshëm ka rënë me rënien e numrit të rasteve pozitive muajt e fundit. Këtë e konfirmon drejtoresha në detyrë e shëndetsisë, Afërdita Spahiu Shllaku. Ajo thotë se gjatë muajit tetor gjithsej janë administruar 217 testime serologjike.
Spahiu-Shllaku thotë se situatë e njëjtë është edhe me testet rapide, të cilat kryesisht i bëjnë ata persona që kanë për të udhëtuar.
Këto teste kryhen në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1, teksa apeli nga profesionistët shëndetësor vazhdon të mbetet i njëjtë, të vaksinohemi sepse vetëm në këtë formë ruajmë shëndetin e secilit qytetar.