Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, vlerëson se sistemi prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë nuk ka nevojë për një Vetting të jashtëm.
Sipas tij pohimet se sistemi i drejtësisë do t’i nënshtrohet këtij procesi nuk janë të bazuara askund.
“Qeveria dhe Kuvendi do të duhej të kishin ekspertizë kredibile. [Vettingu] absolutisht e minon pavarësinë e gjyqësorit sepse po bëhet për një institucion që është i pavarur”, është shprehur Zogaj për Klan Kosova.
“Qeveria nuk mund të diskutojë për pavarësinë e gjyqësorit. Gjyqësori Kosovës besoj që me veprimet e fundit është prej më transparentëve në rajon. Na duhen disa korrektime në sistem por ato kanë të bëjnë me mekanizma të brendshëm”.
“Ideja që qeveria të diskutojë për integritetin e gjyqtarëve e cenon pavarësinë e gjyqësorit. Ka keqkuptim të madh në këtë proces. Nëse nuk kemi mekanizëm të brendshëm permanent që nuk e monitoron përformancën e gjyqësorit, çfarëdo Vettingu i jashtëm do të jetë i dështuar. “
/KlanKosova/