“Kurti po e godet BE-në”, thonë deputetët serbë nga Kosova në parlamentin e Serbisë

Deputetët e Kuvendit të Serbisë, Ljubomir Mariq dhe Danijela Vujiçiq thonë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon “të sulmojë të drejtat e serbëve në Kosovë, këtë herë më drejtpërdrejt në një intervistë për një media të huaj dhe sulmet e tij i ka shtrirë edhe ndaj serbëve në Republika Sërpska”.

Në reagim ata thonë se “Kurti po e godet BE-në me sulme ndaj serbëve”.

“Këtë herë, Kurti i ka shtrirë kërcënimet e tij ndaj serbëve edhe përtej Drinit, kështu që përveç kërcënimeve tashmë të para ndaj Beogradit, ai i dërgoi hapur mesazh Bashkimit Evropian në një media të njohur britanike se nuk do ta përmbushë kurrë të vetmin obligim nga Brukseli dhe ajo është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shprehen në një deklaratë deputetët nga Mitrovica e Veriut, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.

Ky reagim erdhi si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së kryeministri të Kosovës Albin Kurti, i cili në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia dëshiron që Kosova të bosnjëzohet por se ai nuk do të lejojë të ndodhë këtë pavarësisht nëse është në pushtet apo opozitë.

Ai tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ndodhë pasi që kjo ishte edhe arsyeja se pse ai u votua.

/KlanKosova/

Read Previous

Një i vdekur dhe 21 raste të reja me COVID-19

Read Next

Dërgohen në Kuvend për votim emrat për anëtarë të Bordit të BQK-së