Kryeinspektori i Inspektoriatit të Arsimit në komunën e Gjakovës Gjergj Gojani thotë se mësimdhënësit në komunën e Gjakovës kanë ankesa të ndryshme, teksa ka theksuar se më problematike është qështja e plotësimit të normës së punës mësimore.
Tutje Gojani ka sqaruar edhe procedurën e transfereve të mësimdhënësve të cilën po ashtu e sheh si një shqetësim në arsim, teksa theksoj se kur ka më shumë se një kandidat për transfer duhet të bëhet një test i brendshëm për mësimdhënësit.
Sipas Gojanit pakënaqësitë e mësimdhënësve janë të shumta, dhe zyra e Ministrisë së Arsimit në Gjakovë po mundohet që vazhdimisht të vë në pah parregullsitë që ndodhin në sistemin e arsimor në rajonin e Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës.