Ushtarët austriakë, hungarezë dhe polakë kanë përkujtuar së bashku 208 heronjtë e rënë që prehen në varrezat ushtarake të Pejës gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ceremonia u kryesua nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.
“Ne jemi sot këtu dhe kujtojmë ata tregojnë se sakrifica e tyre nuk ishte e pakuptimtë. Ne nuk i njohim të gjithë, por ua kemi borxh të gjithëve”, tha Kajari.
Në fund të ceremonisë, komandanti i KFOR-it, zëvendësi i tij dhe disa personalitete të tre vendeve pjesëmarrëse, vendosën kurora lulesh në memorialin e luftës.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe të ftuar të shquar vendas.