Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas dekaratave të eurodeputetes gjermane dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon gjatë vizitës në Kosovë.
KMDLNJ mendon se vendimi për ndarje, sipas tyre, të padrejtë të pronave publike Manastirit të Deçanit është vendim politik përmes presionit në gjykata dhe se zgjidhja përfundimtare gjithashtu duhet të jetë politike.
“Gjatë vizitës në Kosovë, Viola Von Cramon, eurodeputete gjermane dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës po vonon së zbatuari duke e shndërruar këtë adresim të shqetësimit në presion të drejtpërdrejtë në pavarësinë e punës së gjyqësorit të Kosovës.”
Sipas tyre Von Cramon shkon edhe më larg duke e falsifikuar të vërtetën për rolin e Manastirit të Deçanit e sidomos të otac Sava Janjiqit , si gjatë luftës ashtu edhe pas përfundimit të luftës.
“ Otac Sava Janjiq as nuk ka të kaluar paqësore e as të tashme konstruktive sepse thirret në zbatimin e vendimeve të gjykatave të Kosovës vetëm në rast se ka interes përkatësisht dëshiron të përligjë uzurpimin e 26 hektarëve të pronës publike të Ndërrmarjeve “Apiko “ dhe “ Iliria “ që në vitin 1997 i ishin ndarë këtij Manasstiri me ligjet diskriminuese të Serbisë kurse UNMIK-u , pas përfundimit të luftës e kishte përligjur këtë ligj diskriminues të Serbisë”
“Po në të njëjtat valë reagoi edhe anbasadori gjerman në Kosovë, z. Rodhe, duke bërë gjithashtu presion te gjyqësori i Kosovës. Realisht, thuaja të gjitha vendimet e rregullta të gjykatave të Kosovës për pronën e Manastirit të Deçanit ishin marrë pas një trysnie politike dhe ishin vendime politike. Për më keq , edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kohë më parë i dërgoi një letër Prokurorit të Shtetit duke kërkuar që të nisë hetimet ndaj moszbatuesve të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 e që ka të bëjë me uzurpimin e pronave publike nga Manastiri i Deçanit.”, thuhet në komunikatën e tyre.
Tutje shkruante se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese sillej sikur të ishte kryetare e Gjykatës Supreme të Kosovës.
“Presioni ndaj Prokurorit të Shtetit , si nga kryetarja e tashme , ashtu edhe nga ajo para saj është ndërhyrje flagrante në punën e Prokurorisë së Shtetit dhe presedan i rrezikshëm aq më parë që shumë vendime të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk janë zbatuar më parë dhe asnjëherë nuk kanë reaguar ambasadorët sikur as edhe Viola Von Cramon. Manastiri i Deçanit po bënë përpjekje që ta përligjë pronën që nuk i takon e që pastaj ta përdorin si model gjatë bisedimeve të ardhshme midis Serbisë dhe Kosovës rreth pronave të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë. “
/KlanKosova/