Hoxhaj: Dorëheqja e Zaevit, lajm i keq për Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët atje

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Hoxhaj në Facebook ka thënë se dorëheqja e Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së si dhe për Perëndimin.

Ai ka deklaruar se “Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan”.

“Dorëheqja e Zoran Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin! Kam bashkëpunuar me qeveri të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por nga bashkëpunimi me të dua të ngre lartë arritjet e tij historike! Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!”, ka shkruar ai në Facebook.

Read Previous

ZPS ka kohë deri më 17 dhjetor të dorëzojë dosjen për ish krerët e UÇK-së

Read Next

10.823 doza të vaksinës janë administruar gjatë tetorit në komunën e Gjakovës