Skoda do të rifillojë prodhimin pas dy javësh ndërprerje

Skoda e Volkswagenit do të rifillojë prodhimin në shumicën e linjave të tij të prodhimit pas një ndërprerjeje dy-javore të shkaktuar nga mungesa e çipave, tha një zëdhënës.

Skoda, eksportuesi më i madh i Republikës Çeke, ka thënë më 7 tetor se do të “ulë ndjeshëm ose madje do të ndalojë” prodhimin nga 18 tetori deri në fund të vitit për shkak të mungesës globale të çipave që pengon sektorin e automobilave.

“Mund të konfirmoj se shumica e linjave të prodhimit të Skoda Auto do të rifillojnë punën pas një ndërprerje dyjavore sonte, duke filluar nga ndërrimi i natës në ora 22:00”, tha Kamila Biddle, duke konfirmuar një raport të mëhershëm të agjencisë së lajmeve CTK.

Shoqata Çeke e Industrisë së Automjeteve ka thënë se prodhuesit çekë të veturave do të prodhojnë çerek milion më pak vetura nga sa pritej këtë vit për shkak të mungesës globale të çipave, duke i kushtuar sektorit të automobilave 9 miliardë dollarë në shitje.

Sektori i veturave është shtylla kurrizore e ekonomisë çeke, duke punësuar 180,000 punëtorë dhe përbën një të katërtën e prodhimit industrial./Koha.net

Read Previous

Ngjarjet/ Çfarë do të ndodh sot në Kosovë

Read Next

Rezultatet preliminare zgjedhore në Maqedoninë e Veriut