Një juri federale në SHBA ka vendosur që Eddie Bolden nga Chicago të dëmshpërblehej me 25 milionë dollarë, pasi kaloi 22 vite burg për një krim që nuk e kreu.
Eddie Bolden u dënua për dy vrasje të kryera në vitin 1994 për të cilat policia kishte pretenduar se një marrëveshje droge kishte shkuar keq, por padia pretendonte se detektivët e konsideruan atë si të dyshuar dhe injoruan dëshmitarët që thanë se ai ishte brenda një restoranti gjatë vrasjeve.
“Ky verdikt është një shfajësim total dhe i plotë i Eddie Bolden,” tha avokati kryesor i tij.
Juristët urdhëruan gjithashtu dy efektivë policie që t’i paguanin Bolden 100 mijë dollarë.
/OraNews/