Mulliri i Qemajl Begut dikur monument kulturo-historik, tani ka mbetur nën rrënoja

Historia që nuk kujtohet harrohet kështu po ndodh dhe me Mullirin e Qemajl Begut, objekt i cili daton qysh në kohën e pushtimit turk po vazhdon të shkatërrohet nga dita në ditë. Ky mulli ndodhet në lagjen e Gjekajve në fshatin Cërmjan të komunës së Gjakovës, dikur ai i takonte Kryezinjve dhe llogaritej si një monument i vlefshëm historie e kulture. Në vitin 1972 këtë mulli e ka blerë familja Gjekaj dhe funksionalizimi i tij ka zgjatur deri në vitin 2001, por tani siç shihet ai ka mbetur kështu nën rrënoja, pasi organet kompetente nuk kanë marrë veprime në restaurimin e tij thotë, Luan Gjekaj.

Kërkesat e Luanit kanë qenë të vazhdueshme për rregullimin dhe funksionalizimin e këtij mulliri, pasi që shumë familje mund të punojnë në të dhe gjithashtu do të përmirsonte ekonomin e vendit duke llogaritur tani dhe shtrenjtimin e mielli, por ende ska marrë ndonjë përgjigje.

Luani kërkon nga Institucionet që objektet e kësaj natyre t’i trajtojnë me kujdes të vecantë.

Read Previous

Të rinjtë e Kryqit të Kuq me projekt në ndihmë të familjeve në nevojë

Read Next

Në komunën e Gjakovës këtë vit planifikohen të mbillen rreth 5 mijë hektarë tokë me grurë