28 raste të reja pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 431.

No photo description available.

Read Previous

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit

Read Next

Laporta: Xavi i përket Barcelonës