Në përmbyllje të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim avokueset e veprimtarisë së Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta-Vita”.
Në takim u bisedua për rëndësinë e avokimit dhe bashkëpunimit për këtë kauzë të përbashkët.
U theksua rëndësia që nismat për vetëdijesim të përgjithshëm për kujdes dhe kontrolla të rregullta që mundësojnë diagnostifikim të hershëm të kancerit të gjirit, të jenë në fokus edhe përtej muajit tetor.
Duke falënderuar pjesëmarrëset për punën e çmuar dhe kontributin e dhënë ndër vite në këtë drejtim, Kurti tha se rruga më e sigurt për t’i dhënë shansë jetës mbetet përkushtimi i vazhdueshëm.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se u bisedua për disa përmirësime të bëra sa i përket trajtimit dhe të drejtave të pacientëve, ndërsa u vlerësua se shumë punë mbetet për t’u bërë ende.
/KlanKosova/