Qysh në orën e hershme të mëngjesit ka nisur vaksinimi anticovid nga ekipet mobile në parkun e qytetit në Gjakovë. Një vendim i tillë ështe marrë nga Ministria Shëndetësis me qëllim që qytetarët të cilët e kanë të pamundur të vizitojnë qendrat e vaksinimit ta kenë më të lehtë kryerjen e këtij procesi.
Kryeinfermierja Makfirete Berisha tha se për shkaqe teknike këtu do të merret vetëm doza e parë kurse për të dytën qytetarët duhet të drejtohen në qendrën e vaksinimit ‘’Fehmi Agani’’
Kryeinfermierja Berisha apeloi te qytetarët që të vaksinohen pasi që ata do të jenë edhe nesër në të njejtin vend nga ora 08:00 deri në orën 17:00.