Si është gjendja me COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 56 pacientë të infektuar me COVID-19

Siç bëhet e ditur nga ShSKUK-ja, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 27 prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Në klinikat COVID-19, në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 56 pacientë. Prej tyre, 27 me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1 pacient

Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë. 

Read Previous

Kurti: Ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje si këtë vit

Read Next

Reagon Kurti pas kërcënimit të djeshëm