Banorët e Moglicës në hall me shtyllat elektrike

Banorët e fshatit Moglicë janë të rrezikuar nga shtyllat elektrike. Shtyllat në këtë fshat janë në gjendje shumë të keqe. Banorët përveq që janë të rrezikuar, ballafaqohen edhe me reduktime të shpeshta të rrymës elektrike. Ata thonë që një frymë ose reshjet më të vogla të shiut, bëjnë që fshati të mbetet në errësirë.

Mungesa e energjisë elektrike shumë shpesh pamundëson edhe punët bujqësore, sepse shtyllat e dëmtuara ndodhen në mes të arave private të tyre.

Rrezikshmëria është e madhe dhe kërkoj nga organet kompetente që të mirrën sa më shpejtë me këtë problematikë, kështu u shpreh një mërgimtare nga ky fshat.

Banorët gjithashtu thonë që ka dy vite që fshati bëhen bashkë dhe vazhdimisht dërgojnë ankesa dhe kërkojnë që shtyllat elektrike të zëvendësohen, por problemi po mbetet ende i pazgjidhur tash e sa kohë pavarësisht premtimeve.

Read Previous

Shkurte Rrustemi shembull i suksesit të grave sipërmarrëse në agrikulturë

Read Next

Ministrja Gexha-Bunjaku pret në takim ambasadorin italian, diskutojnë për pandeminë COVID-19