Katër persona janë ndaluar në fshatin Stubëll të Gjakovës, pasi tek të njëjtit është gjetur substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, kur policia bastisi shtëpitë e tyre dhe objektet përcjellëse.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Gjakovës, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë, një pushkë gjuetie, pesë fishekë dhe një granatë dore.
“Më 25 tetor 2021, Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kanë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarve E.I, J.I, E.I., dhe Rr. Sh. , në fshatin Stubëlll, Komuna e Gjakovës, me dyshimin se në shtëpitë e tyre gjenden substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.
/Kallxo.com/