Klinika Infektive dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë të trajtojnë pacientë me COVID-19, ndonëse në numër shumë më të ulët, krahasuar me muajt e kaluar.
Sipas raporteve nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 59 pacientë, 20 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
• Klinika Infektive, 9 pacientë
• Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19
• Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
• Spital i Pejës, 3 pacientë
• Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
• Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
• Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
• Spitali i Ferizajt, 4 pacientë