Theu heshtjen zgjedhore, Supremja dënon me 1 mijë euro gjobë komisioneren

Gjykata Supreme ka vendosur që komisionerja e Lëvizjes Vetëvendosje, Xh.S të dënohet me 1 mijë euro për shkak se ka thyer heshtjen zgjedhore.

“Subjektit Politik “Lëvizja Vetëvendosje”, i shqiptohet gjobë në lartësi prej 1,000.00 euro (një mijë euro), në emër të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike – Thyerja e heshtjes zgjedhore. Në pikën II, të dispozitivit, detyrohet subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, që gjobën e shqiptuar si në pikën I, të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguajë në afat prej 15 ditëve, nga dita e marrjes së këtij vendimi, nën kërcënim e shqiptimit të dënimit shtesë. Në pikën III, të dispozitivit të vendimit të PZAP-së, i ndalohet Xh. S., me numër të letërnjoftimit …, nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, me seli në Prishtinë, pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidate apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhore për periudhën kohore, në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, nga dita e marrjes se vendimit”, thuhet në vendimin e Supremes.

Ankesa e komisioneres nga Gjykata Supreme është refuzohet si e pabazuar, përcjell Klankosova.tv.

“Kundër vendimit të lartpërmendur, konkretisht pikës III, Xh. S., me kohë ka paraqitur ankesë për konstatim të gabuar të gjendjes faktike dhe aplikimit të gabuar të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, duke i propozuar Gjykatës Supreme që të aprovohet si e bazuar kjo ankesë, dhe të anulohet vendimi i lartpërmendur i PZAP-së, me numër A.nr.630/2021, i datës 20.10.2021, duke i hequr ndalesën e shqiptuar. PZAP, në përgjigje në ankesë të paraqitur kundër vendimit me A.nr.630/2021, të datës 20.10.2021, i propozon Gjykatës Supreme që ankesa e Xh. S. të refuzohet si e pabazuar”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate.

Read Previous

David Beckham do të jetë imazhi zyrtar i Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’

Read Next

​Çeku: Jemi të habitur që BE nuk reagoi për boksierët kosovarë