Me normalizimin e situatës epidemiologjike, bie dukshëm interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar

Në komunën e Gjakovës deri më tani gjithsej janë administruar 92.439 doza të vaksinave. Me dozën e parë 48.351 apo në përqindje 51,32% dhe me dozën e dytë 40.488 apo 46,79%. Ndërkaq për muajin tetor janë imunizuar 9.544 qytetarë prej tyre me dozën e parë 1.693 dhe me dozën e dyte 7851. Krahasuar me muajt e kaluar ky numër ka rënë dukshëm, kështu u shpreh drejtoresha për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Aferdita Spahiu-Shllaku

Po ashtu interesimi ka rënë edhe për kryerjen e testeve serologjike.

Spahiu-Shllaku ndër të tjerë u bën apel qytetarëve të vaksinohen pasiqë pandemia ende nuk ka përfunduar dhe kjo është mënyra më e mirë për t’u mbrotjur. Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht përditëson të dhënat në lidhje me vaksinimin, dhe sot Gjakova renditet e katërta në nivel vendi për përqindje të imunizimit të qytetarëve.

Read Previous

Presidentja Osmani organizon sonte Darkën e Lamës

Read Next

OBSH: Pandemia është larg fundit