Një person është gjetur dje i vdekur afër shtëpisë së tij në fshatin Sopot të Gjakovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore dhe mjekët të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.