Një dukuri negative është duke ndodhur në njërën nga shkollat në komunën e Gjakovës. Prindërit të cilët i kanë fëmijëte tyre në shkollën e mesme të ulët “Yll Morina”, thonë se disa fëmijë të tjerë po tregojnë sjellje huligane. Prapa kamerës së mediumit tonë prindërit thanë se këta nxënës përveq që kanë sjellje jo të mira poashtu edhe po ju kërcënojnë fëmijët e tyre duke ju kërkuar të holla e poashtu edhe gjëra me vlerë, ose përndryshe do ti lëndojnë. Këtë veprim ata po e bëjnë duke mbajtur edhe mjete të ftofta siq janë thikat me qëllim që ti frikësojnë fëmijët thanë prindërit.
Lidhur me këtë qështje ne kemi kërkuar nga drejtori i shkollës “Yll Morina” Berat Bejtullahu të na tregoj se a është në dijeni se një problem I tillë po ndodh në këtë institucion arsimor. Ai ka thënë se kanë pranuar shqetësime të prindërve dhe janë duke i monitoruar dhe përcjelluar bashkë me mësimdhënësit fëmijët edhe jashtë oborrit të shkollës.
Ata thanë tutje se nëse do të ketë fakte përmes kamerave se një gjë e tillë po ndodh atëherë me rastin do të merren organet e sigurisë. Meqenëse kjo dukuri është shqetësuese jo vetëm për prindërit por edhe për shoqërinë tonë atëherë ne kërkuam edhe nga ana e Policisë së Kosovës që të marrim informata se sa ka raste të këtyre veprave në shkollat e komunës tonë.
Përmes telefonit zyrtarë të lartë nga drejtoria rajonale e Polcisë në Gjakovë kanë thënë se janë duke përgatitur planin operativ “Siguria në Shkollë” dhe krahas kësaj Policia kërkon nga prindërit që të mos I lejojnë fëmijët e tyre të tregojnë sjellje huligane e poashtu ti vëzhgojnë nga për gjësendet që I bartin ata brenda shkollës e që paraqesin rrezik.