Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjenaral major Enved Cikaqi, së bashku me shefin e Departamentit të Operacioneve sot në ANP “Adem Jashari” kanë pritur ekipin e FSK-së së bashku me dy pjestarët e Gardës Ndërkobëtare të IOWA-s, pjesëtar këta të cilët përfunduan misionin e parë paqeruajtës krahë forcave amerikane.
Gjeneral major Enver Cikaqi në fjalën e tij u ka uruar mirëseardhe pjestarëve të këtij misioni, duke thënë :“Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj, e kuptoj qe ka qenë mjaft sfiduese për ju, por ju duhet të ndiheni krenar siç ndihemi edhe ne për ju, pasi ju u bëtë pjesë e historisë së vendit tonë dhe tani për misionet e radhës do jenë shumë më të lehta pasi do mësojmë nga eksperienca dhe vështirësitë në të cilat ju keni kaluar”.
/TvSyriVision/