Shqiptohen 384 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 384 tiketa për mospërfillje të masave kundër COVID-19.

Edhe një ditë më parë, numri i gjobave të shqiptuara për këto mosrespektime ka qenë i njëjtë, me 384 të tilla.

Masat kundër COVId-19 në Kosovë ka tash e një kohë që janë vendosur. Pos mbajtjes së maskës gjatë tërë kohës edhe orari i lëvizjes është i kufizuar nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Read Previous

Vetaksident në Skivjan, dy të lënduar

Read Next

Eksperti në SHBA: Ballkani të përgatitet për rikthim të angazhimit intensiv amerikan