Ani pse vazhdon të jetë në fuqi masa për mbajtje të maskës një gjë e tillë po neglizhohet nga disa qytetarë në komunën e Gjakovës. Disa nga ata të cilët kanë vendosur të lëvizin në rrugët e këtij qyteti pa maskë thonë se pasi janë vaksinuar nuk e shohin të arsyeshme ta bartin atë.
Shëndeti është primar prandaj maska duhet vendosur për aq kohë sa është rregull tha një qytetar tjetër.
Ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Policisw në Gjakovë është bërë e ditur që vetëm për muajin tetor janë shqiptuar 1083 gjoba për qytetarët të cilët nuk e kanë vendosur maskën
Mbajtja e maskës është një kriter që është vendosur nga Ministria e Shëndetësisë e që akoma vazhdon të jetë në fuqi.