Sali Maliqi, kryetar në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Gjakovë ka thënë se ka ardhur koha që nxënësit të kthehen tërësisht në bankat shkollore e jo në numër të përgjysmuar.
Mirëpo Maliqi thotë se në gjithë këtë mes ka një gjë të mirë. Në një takim që është zhvilluar ditë më parë, kryetar i kësaj Sindikate, Rrahman Jasharaj ka arritur që të bie në ujdi me Ministrinë e Arsimit dhe nga java tjetër pritet që mësimi të zhvillohet me praninë e tërësishme të nxënësve.
Ende nuk është ndërmarrë asnjë vendim. Ajo që dihet tashmë është se masat anticovid do të rishqyrtohen nga Ministria Shëndetësisë.