Shpendi Deva është nxënësi I shkollës Mehmet Akif nga komuna e Gjakovës që ka arritur të triumfojë i pari në nivel vendi, për kategorinë e 4 në garat “Math Kangaro” të oraganizuara nga Instituti Atom.
Drejtori i shkollës “Mehmet Akif”, Batih Bamja ka treguar se Shpendi e ka fituar vitin e kaluar një bursë që i siguron atij vijimin në këtë shkollë si nxënës i dalluar.
Kjo paraqitje e Shpendit në gara të intelegjencës e ka bërë krenar Gjakovën por edhe shkollën theksoi ndër të tjera drejtori Bamja.