Nëpërmjet artit po mundohen të bëjnë më të mirën për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, që ende sot vazhdon të jetë plagë e pashërueshme për popullin tonë. Filmi i metrazhit të shkurtër, ‘’Pritja’’ përmes do të pasqyroj një ditë të zakonshme të Ferdonie Qerkezit e cila tash e sa vite është në pritje të më të dashurve të saj.
Idea fillestare ishte e Artan Korenicës nisur nga fotografia e Ferdonie Qerkezit e vetme në tryezë, e cila bëri bujë në mediat botërore. Rolin e saj do ta luaj Arta Muqaj, ndërkaq xhirimet pritet të përfundojnë të dielen pas mesnatës tregoi kështu Edi Kastrati.