Nuk ka rivotim në Skenderaj, PZAP refuzon ankesat e Bekim Jasharit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) , gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit të anulohen.

Por ky panel ka refuzuar shumicën e ankesave të Bekim Jasharit për parregullsi në votimin e 17 tetorit në Komunën e Skenderajt.

PZAP ka miratuar pjesërisht disa ankesa, por se në Skenderaj s’do të ketë rivotim.

Jashari ishte ankuar se në procesin zgjedhor ka pasur blerje të votave nga PDK-ja.

Megjithatë PZAP-ja i ka konsideruar të pabazuara ankesat duke thënë në disa raste se s’janë ofruar dëshmi të qarta e bindëse.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Fadil Nura ka marrë 57,99%, ndërsa Bekim Jashari si kandidat i pavarur, ka marrë 40,64%.

Read Previous

Shoqata e transportit në Gjakovë mohon të ketë rritje të çmimit të biletave

Read Next

Në këto komuna ka nisur rinumërimi i votave