Shoqata e transportit në Gjakovë mohon të ketë rritje të çmimit të biletave

Është përmendur nga kompanitë e transportit se në ditët në vijim të ketë  rritjes së çmimit të biletave të udhëtarëve. Në komunën e Gjakovës ende nuk duket të ketë një gjë të tillë, sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve momentalisht nuk ka rritje të çmimeve por kjo nuk dihet në muajt në vijim, pasi çmimi i derivateve ka shënuar rritje.

Që nuk ka ngritje të çmimit të biletave e thotë edhe shefi i njërës linjë të autobusave.

Ndërkaq nxënësve që u duhet të udhëtojnë çdo ditë shpresojnë që një gjë e tillë mos të ndodhë.

Për dallim nga të tjerët Lirona Kuka e cila udhëton çdo ditë me linjën Pejë-Gjakovë thotë se po vëren rritje të çmimit të biletes ngase dikur bileta ishte liruar në 1 euro e tani përsëri u kthye në çmimin sic ka qenë 1.50.

Kryetar i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve në Gjakovë Kadri Rrahmani ka theksuar se një vendim për rritje të qmimeve nuk është marrë nga shoqata në nivel të Kosovës por që disa kompani mund të kenë rritur vet çmimet për arsyet e tyre personale.

Read Previous

​PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit

Read Next

Nuk ka rivotim në Skenderaj, PZAP refuzon ankesat e Bekim Jasharit