Çmimi i uniformave i lartë për prindërit që kanë më shumë se një fëmijë në shkollë

Uniforma konsiderohet kod i veshjes në shkollë. Në shumicën e shkollave publike në Gjakovë nxënësit veshin mantel  por ka edhe shkolla që kërkojnë një uniformë më të kompletuar. Kështu ndodh në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, ku për një uniformë nxënësit paguajnë  60 euro sipas Hysen Demcanës, i cili ka dy fëmijë  që vijojnë mësimin në gjimnaz. Ai thotë se për të dhe prindër të tjerë që kanë më shumë se një nxënës të regjistruar në këtë shkollë është një çmim vështirë i përballueshëm.

Ne kemi kontaktuar edhe menaxhmentin e Gjimnazin “Hajdar Dushi”, për të kuptuar saktësisht çmimin e uniformës. Përmes telefonit, zëvendësdrejtori, Gani Binaku, sqaroi se shkolla ka kërkuar për nxënësit, jelekun, pantollonat, dhe dy bluza, të gjitha në çmimin prej 39 euro, e që janë obligative. Në marrëveshje nuk përfshihet diçka shtesë dhe xhupi me kapelë është opsional, vetëm nëse nxënësit duan vet ta marrin e për të cilin sigurisht që duhet të paguajnë. Poashtu Binaku ka thënë se prindërit të cilët kanë më shumë se një fëmijë në Gjimnaz, të kontaktojnë me kujdestarin e klasës pasi ata kanë marrëveshje me kompaninë e kontraktuar për uniforma që të ketë lehtësira.  Theksojmë se disa nga shkollat e mesme publike në Gjakovë shfrytëzojnë, mantelët si identifikues të nxënësve e që në treg kushtojnë rreth 5 euro.

Read Previous

PSD kërkon që Qeveria të reagojë për rritjen e çmimeve për produktet bazë

Read Next

​Në vitin 2020 në Kosovë janë ricikluar 3882 ton mbeturina