Malishevë, QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” për herë të parë bëhet me mamograf

Komuna e Malishevës ka rreth 65 mijë banorë dhe 44 fshatra. Aktualisht në këtë komunë janë 2 raste aktive me Covid-19.

Ndërtimi i objektit të ri të urgjencës është njëri nga projektet i cili ka më pak se një vit që është përuruar. Drejtori në detyrë i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë Liridon Hoti ka thënë se urgjenca është një prej hapave më të mirë që është bërë, pasi është një objekt që i ka munguar QKMF-së në këtë komunë. Ndërtimi i saj ka bërë që të ofrohen vizita shumë më profesionale në fushën e shërbimit urgjent shëndetësor, tha Hoti I cili përmendi edhe projekte të tjera të cilat janë realizuar në kuadër të investimeve kapitale.

Falë infrastrukturës dhe pajisjeve moderne tashmë në këtë qendër ofrohen një gamë më e gjerë e shërbimeve. Risi është se së fundmi ky institucion është pajisur edhe me mamograf shërbim ky që nuk është ofruar asnjëherë.

Përkundër sfidave në këtë qendër ka vazhduar procesi i imunizimit me vaksinën anti-covid, ku deri më tani në komunën e Malishevës 40 % e qytetarëve janë vaksinuar.

Sipas statistikave vetëm në muajin shtator pacientët kanë marrë rreth 800 shërbime të rentgenit, kurse në laborator kanë marrë shërbime rreth 4 mijë pacientë. Sa i përket përmirësimit të infrastrukturës kjo qendër është pajisur edhe me autoambulanca të reja përmes së cilave ofrohen shërbime më të shpejta dhe më të sigurta shëndetësore në rastet urgjente.

Përndryshe, qyteti i Malishevës, që gjendet në mes të Kosovës, i ka më së largu qendrat spitalore, prandaj ofrimi i shërbimit shëndetësor të urgjencës, është tepër i nevojshëm dhe për këtë qëllim komuna ka investuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore kështu është shprehur mes tjerash Hoti.

Read Previous

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

Read Next

18 raste të reja me COVID-19