Kronika e transmetuar në Televizionin Syri muaj më parë për varfërinë e skajshme në familjen Byci, duket të ketë qenë sinjali më i mirë për të thirrur në ndihmë bamirësit. Falë angazhimit të pakursyer të Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dhe donatorëve, shtëpia e vjetër me plot histori të vuajtjeve sot u rrënua dhe në vend të saj do të ndërtohet një shtëpi e re. Donatorët kanë filluar të mbledhin të hollat për të filluar ndërtimin e kësaj shtëpie, duke kthyer sadopak shpresën për një mirëqenie më të mirë.
Shumë i entuziazmuar po duket të jetë pronari i kësaj shtëpie, Afrim Byci, i cili mes shumë emocionove i falënderoi të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë për këtë nismë
Kjo shtëpi parashihet të përfundohet në fund të këtij viti, e deri në përfundim të punimeve, kjo familje do të jetë e sistemuar tek një bamirës tjetër.