Ekipi i futbollit Korenica synon të bëhet pjesë e Ligës së Dytë

Pak kilometra nga qyteti i Gjakovës gjindet fshati Korenicë, nga ku vjen edhe ekipi i futbollit me të njejtin emër, ekip ky i cili synon që në fund të këtij sezoni, të jetë pjesë e Ligës së Dytë. Kështu për kamerën e TV Syri u shpreh edhe trajneri i këtij ekipi, Fadil Vuçitërna.

Ndër të tjera Vuçitërna u shpreh se përgatitjet e ekipit po shkojnë mirë, dhe që skuadra në këto katër ndeshje ka arritur 4 fitore.

Përveç trajnerit, i kënaqur me formën e ekipit u shpreh edhe kapiteni i skuadrës, Fabian Duzhmani.
Duzhmani tha që ekipi është në formë të mire, ka dispilinë, dhe që përgatitjet e ekipit po ecin mirë.

Ndër të tjera kujtojmë që kjo skuadër  aktualisht është pjesë e Ligës së Tretë, dhe gjindet në pozitën e parë të tabelës së grupit B, me gjithsej 12 pikë të grumbulluara dhe fitorja e kësaj skuadre  10 – 2 e regjistruar në xhiron e parë, tregon se sa e rëndësishme është për këtë skuadër që arrijë të bëhët pjesë e ligave elitare të futbollit të Kosovës.

Read Previous

Borxhi publik i Kosovës është rritur në 1.5 miliardë euro

Read Next

6 mijë e 705 doza të vaksinës anti-COVID-19 për 24 orë në Kosovë