Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, do të mbajnë mbledhjen e përbashkët në fund të nëntorit

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët në fund të muajit nëntor të këtij viti.

Në këtë mbledhje, e cila do të mbahet në Durrës, do të rishikohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani mes palëve, raporton A2. Në total, bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshje.

Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e dy qeverive. E fundit, u organizua në Tiranë në fillim të tetorit 2020, kur kryeministër i Kosovës ishte Avdullah Hoti./GazetaSinjali

Read Previous

Gjykata Supreme konfirmon dënimin e Arsiqit për krime lufte

Read Next

Nga 25 tetori duhet termin online për vula apostile