Shoqata “Bereqeti”, ndihmon familjet që pësuan nga vërshimet (VIDEO)

Si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit, disa shtëpi të fshatit Brekoc kanë pësuar dëme të mëdha. Nënkryetari I komunës së Gjakovës vizitoi këto familje për të parë nga afër gjendjen e tyre.

Këto familje u ndihmuan me pako ushqimore si dhe gjësende tjera të nevojshme nga shoqata bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë.

Banorët e zonës theksuan se dëmet nga vërshimet e fundit kanë qenë shumë të mëdha për të gjithë në përgjithësi. Këto shtëpi janë të ndërtuara afër lumit Erenik, dhe sa herë që ka reshje shumë të mëdha lumi del na shtrati, e si pasojë u shkakton dëme të konsiderueshme shtëpive, thanë ata.

Read Previous

Sinjalistika horizontale dhe vertikale, e dëmtuar (VIDEO)

Read Next

Insulinat dhe trajtimi i diabetit (VIDEO)