Ka filluar të bëhet shpërndarja e insulinave për muajin tetor në Qendren e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Insulinat kanë arritur në sasi të plotë të tri llojeve Novomix, Novorapid dhe Levemir, kështu tha shefi i barnatores qendrore të QKMF-së, Shkumbin Dushi. Ndërkaq qytetarët nga paraditja e sotme kanë filluar t’i marrin dozat e nevojshme.
Furnizimi do të zgjasë deri në shpenzim të plotë sasisë dhe të gjithë qytetaret e regjistruar pranë kësaj qendre do të kenë mundësi t’i sigurojnë insulinat e nevojshme në Barnatoren e QKMF-së edhe gjatë ditëve pasuese.