Kaos, situatë e tillë u krijua në qendër të qytetit në Gjakovë. Festat e fundvitit dhe mungesa e sinjalizimit të semaforëve mund të jenë arsye që trafiku ishte i dendur. Qytetarët thonë se kjo mungesë po u shkakton mungesë durimi.
Me të njëjtin problem po ballafaqohen edhe banorët që përshkojnë rrugën e cila ndodhet në afërsi të sallës së sporteve “Shani Nushi”.
Se sa është i nevojshëm rregullimi i sinjalistikës dhe cfarë ndikimi ka në komunikacion, na tregoi instruktori Trimor Sahatqija.
“Sinjalistika rrugore është me rëndësi qenësore për të funksionuar si duhet komunikacioni e në Gjakovë vërehen disa mungesa.”
Po 4 muaj më parë ne raportuam se në disa lokacione është dëmtuar sinjalistika horizontale. Për të parë nëse tabelat orientuese janë sanuar, vizituam sërish destinacionet e njejta, ku edhe rastisëm në shenjat të cilat janë në të njëjtën gjendje siç i kishim lënë. Për këtë pyetëm edhe në komunë, përkatësisht shefin e sektorit të komunikacionit Lekë Sina. I cili u përgjigj përmes një e-maili:
“Në vazhdimësi jemi duke rregullar të gjitha shenjat të cilat janë të dëmtuara ose rrëzuara, e gjithë kjo për të pasur një siguri sa më të madhe në trafik”na thanë nga sektori përkatës në komunë.