​PDK, LDK, AAK më shumë vota se në zgjedhjet nacionale, LVV mbi 200 mijë vota më pak

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e djeshme lokale në nivel vendi, duke grumbulluar kështu 205,856 vota. Kurse, pas saj është Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë 205. 837 vota.

KosovaPress ka numëruar votat e kandidatëve për kryetar komune nga partitë kryesore shqiptare e në disa qytete edhe votat për asambleistë në Kuvendet komunale.

Sipas rezultateve të KQZ-së nëpër komuna, PDK del se ka marrë 205,856 vota. Lëvizja Vetëvendosje 205. 837 vota, LDK 175,887 vota dhe AAK 93.278 vota.

Ndërkohë, krahasuar me zgjedhjet e sivjetshme nacionale, PDK ka marrë 57, 571 vota më shumë në zgjedhjet e djeshme.

LVV ka 232,498 vota më pak se sa në zgjedhjet nacionale. Kurse, LDK krahasuar me zgjedhjet nacionale ka ngritje për 64.902 vota.

Ngritje të votave, krahasuar me zgjedhjet nacionale ka edhe AAK. Ky subjekt politik ka arrit të marrë 31167 vota më shumë në zgjedhjet e djeshme.

/KP/

Read Previous

Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor

Read Next

Mustafa: Ky ishte referendum që rrëzoi referendumin e Albinit e Vjosës