Medikamenti kryesor për diabetikët përsëri është duke munguar, sasia e insulinave për muajin tetor ende nuk ka arritur, edhe pse gjysma e muajit ka përfunduar tashmë. Shefi i barnatores në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare, Shkumbin Dushi është shprehur se kërkesën për sasinë e furnizimit e kanë dërguar në Ministri të shëndetësisë mirëpo ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete në këtë drejtim.
Qendra kryesore e mjekësisë familjare gjithashtu furnizohet me 15 seruma në muaj e kjo sasi u ndahet vetëm personave që janë në gjendje më të rënduar ekonomike, u shpreh Dushi.
Nga ky mjedis shëndetësor i cili fatmirësisht qëndron mirë i furnizuar me medikamente esenciale për urgjencë, furnizohen edhe 10 qendra të mjekësisë familjare dhe 16 ambulanta të mjekësisë familjare në gjithë komunën e Gjakovës.