Zyra për informim në Gjakovë nuk kthen përgjigje të plotë rreth problemit me rrymë në Cërmjan

Televizioni Syri dje ka transmetuar kronikën për problemin me energjinë elektrike që kanë banorët e fshatit Cërmjan të komunës së Gjakovës. Shtyllat e dëmtuara, kabllot dhe i gjithë rrjeti elektrik është i dëmtuar në këtë rajon. Kjo po mbetet shqetësuese për banorët e kësaj ane, sepse siç thonë ata përveç pajisjeve shtëpiake atyre po ju dëmtohen edhe pajisjet e punës sepse shumica prej tyre janë fermerë që merren me bujqësi, blegtori dhe veprimtari të tjera.

Pas ankesave të banorëve ekipi ynë ka kontaktuar edhe zyrtarë të lartë të Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ku zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala ka bërë të ditur se KEDS është në pritje për dhënie të lejes nga ana e komunës së Gjakovës  për të filluar me punime në rrjetin elektrike në këtë zonë. Ndërsa sot mediumi ynë ka kërkuar nga Zyra për informim pranë komunës së Gjakovës një përgjigje lidhur me këtë çështje.  Zyrtari për informim përmes telefonit nuk na dha një përgjigje konkrete rreth kësaj problematike, por vetëm ka thënë se lënda është në proces e sipër dhe pritet të trajtohet sipas procedurave që kërkohen, ndersa përgjigjen e plotë pritet ta marrim nesër.

Read Previous

ATK u premton mbështetje shitësve me pakicë

Read Next

NATO dëbon tetë rusë nga misioni i saj, punuan fshehurazi si spiunë