Krijimi i një ambienti ku dominon gjelbërimi është synim i Drejtorisë për Urbanizëm, gjegjësisht sektorit për mjedis në komunën e Pejës. Vetëm gjatë këtij mandati janë kujdesur që të gjelbërojnë hapësirat brenda zonës urbane dhe asaj rurale pa anashkaluar hyrje-daljet, kështu ka thënë Rajan Arapi, Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në këtë komunë.
Janë dy nga qytetarët që kanë vlerësuar hapësirat e gjelbërta dhe kujdesin që po u kushtohet atyre.
Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Urim Xharavina, Drejtor i Organizatës “Let’s do it Peja” i cili në një paralele mes Pejës e Gjakovës ka thënë se Peja qëndron më mirë sa i përket mjedisit.
Kujdesi për ambientin dhe mosndotja e tij është detyrë e çdo qytetari i cili dëshiron të jetojë në një mjedis ku mbizotëron pastërtia u tha me këtë rast.