Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
Shoqata Komunale e Pensionistëve në Gjakovë ka mbajtur kuvendin e rregullt zgjedhor. Gjithsej kuvendi i kësaj organizate numëron 35 anëtarë, prej tyre 40% janë femra për dallim nga përbërja e kaluar me 10% femra. Nga delegatët e këtij kuvendi të cilët votuan në mënyrë transparente pa asnjë votë kundër u rizgjodh edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar Shefqet Morina.
Ndërsa kryetari i rizgjedhur i shoqatës së pensionistëve në Gjakovë, Shefqet Morina mes falënderimesh ka shprehur edhe ankesat për qeverinë e Kosovës.
Morina tutje i falënderoi delegatët e pranishëm që i besuan atij edhe një herë udhëheqjen e shoqatës dhe se pret bashkëpunim dhe propozime nga të gjithë në mënyrë që mirëqenia e pensionistëve të përmirësohet.