Itali, tornadot godasin Siçilinë

Një tornado e fuqishme ka goditur Siçilinë. Përvec dëmeve të para materiale mediat italiane raportojnë edhe për disa të plagosur.

Një nga situatat më kritike paraqitet në komunën e Katanjas. Erërat e forta kanë rrëzuar pemët dhe  shtyllat e ndriçimit publik.

Sipas Bashkisë së Katanjas, e cila dha informacionin e parë përmes mediave sociale tha se moti i keq shkaktoi dëme serioze në banesa dhe biznese.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë vëmendje maksimale dhe të mos dalin nga shtëpia përveçse për arsye të domosdoshme.

Moti i keq ka ndikuar edhe tek linjat ajrore ku katër fluturime janë devijuar në aeroporte të tjerë, dy prej të cilëve në Palermo dhe një në Bari.

Kujtojmë se një ditë më parë, shirat e rrëmbyer bënë që lumenjtë të dalin nga shtrati në veriperëndim të Italisë, duke goditur më rëndë rajonin e Ligurias.

/KlanNews/

Read Previous

Kryeministri spanjoll flet për takimin me Kurtin: Inkurajojmë dialogun, palët të gjejnë marrëveshje

Read Next

Strategjia e karantinimit të rreptë nuk dha rezultate kundër COVID në Zelandë të Re