Kino “Hyrije Hana” nuk ka të ndalur, sjell 3 premiera këtë javë
Laureatët e sivjetmë për Çmimin Nobel për Krimi janë dy shkencëtarë – Benjamin List dhe David MacMillan për zhvillimin e organokatalizës asimetrike, ka bërë të ditur sot Komitetit i Qmimit Nobel.
Dy shkencëtarët ndajnë çmimin prestigjioz për zbulimin e një “mjeti gjenial për ndërtimin e molekulave”.
“Përdorimi i organokatalizës kontribuoi në kërkimin e produkteve të reja farmaceutike, dhe e bëri kiminë më të gjelbër”, thuhet në kumtesën e Akademisë.
Shkencëtarët kanë besuar prej kohësh se ekzistojnë vetëm dy lloje katalizatorësh, metale dhe enzima. Të pavarur nga njëri-tjetri, List dhe MacMillan zhvilluan llojin e tretë – organokatalizën asimetrike, që ndërtohet në molekula të vogla organike.
/Telegrafi/