Dhurimi i gjakut është një proces i vazhdueshëm dhe nevojë e domosdoshme për plotësimin e kërkesave të pacientëve në repartin e transfuzionit të gjakut në Gjakovë. Këtu edhe sot kishte nevojë për furnizim të sasisë së gjakut pothuajse në të gjitha grupet. Mjeku Jeton Zenuni tregon për televizionin Syri sfidat që shoqërojnë përditshmërinë e tyre.
Ai tregoi gjithashtu se kush mund të dhurojë gjak dhe sa e dobishme është për shëndetin, dhurimi i tij.
Ndërsa mjeku në repartin e transfuzionit të gjakut i cili ndodhet në spitalin e përgjthshëm “Isa Grezda” në Gjakovë lut qytetarët që të bëhen dhurues aktiv të gjakut sepse në të njëjtën kohë shpëton jetën e të tjerëve dhe është e dobishme për vet shëndetin e dhuruesit të gjakut.