Gjakovë, 105 aksidente kanë ndodhur vetëm në muajin Shtator

Sikurse çdo herë tjetër edhe këtë vit Policia Rajonale në Gjakovë ka filluar me implementimin e planit operativ “Siguria e nxënësve në trafik”. Kur dihet se tashmë nxënësit kanë nisur edhe vitin e ri shkollor 2021-2022 për të pasur një siguri në trafik zyrtarët policor po ofrojnë ndihmen e tyre në mënyrë që të parandalohen aksidentet. Komandanti i trafikut rajonal, kapiten Albin Sahatqija ka bërë të ditur se ky plan do të zhvillohet në tri faza.

Kapiten Sahatqija tutje ka thënë se ka 5 vite që në komunën e Gjakovës nuk ka pasur asnjë nxënës të aksidentuar.

Sipas statistikave të fundit të policisë vetëm gjatë muajit shtator në të gjithë rajonin e komunës së Gjakovës kanë ndodhur 105 aksidente. Sipas policisë rajonale të gjitha kanë qenë aksidente me dëme materiale dhe aksidente me lëndime trupore, por fatmirësisht asnjë ska qenë me fatalitet.

Read Previous

Haradinaj vizitë në Gjakovë në përkrahje të kandidatit për kryetar të komunës, Ardian Gjini- E SPONSORISUAR

Read Next

Në bibliotekën “Ibrahim Rugova” mungojnë titujt e librave me alfabetin Brail