Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot ka qëndruar në ambientet e Shkugëzës. Ajo vazhdimisht ka potencuar që prioritet në qeverisjen e saj do të jetë jeta e shëndetshme e qytetarëve. Poashtu Kusari Lila ka premtuar edhe përfundimin e projektit të fushave të tenisit pranë Shkugëzës që kanë mbetur akoma të pa ndërtuara duke e ditur që Gjakova ka shumë talent në këtë sport.
Projekti i nisur 6 vite më parë për fushat e tenisit do të përfundoj në qeverisjen time si dhe do të ndërtohen shumë fusha të tjera, përfundoi Kusari-Lila.