Partia Shqipëtare Demokristiane e Kosovës në kuadër të fushatës zgjedhore vizitoi sot një biznes që merret me prodhimin dhe riparimin e transfomatorëve në komunën e Gjakovës. Kandidati për kryetar Ferdinand Kolaj nga radhët e kësaj partie tha se gjatë qeverisjes së tij do të mbështesin në çfardo forme të gjitha bizneset e komunës tonë.
Kandidati për kryetar, Kolaj vazhdoi vizitën edhe në një biznes tjetër që është pikë për grumbullimin e pemëve dhe perimeve.
Partia Shqipëtare Demokristiane e Kosovës gjatë ditës sotme ka vazhduar takimet në disa biznese të suksesshme të komunës së Gjakovës.