Kanalizimi dhe ambulanca, shqetësim i banorëve në fshatin Dujakë

Ujërat e zeza po u kalojnë përskaj shtëpisë. Kundërmimi i erës së pakëndshme ka filluar të bëhet i padurueshëm për disa nga banorët e fshatit Dujakë. Ata thanë se pavarësisht kërkesave që kanë adresuar për intervenim nuk është ndërmarrë asgjë.

Në kërkesën që kishin drejtuar në Kuvendin komunal në Gjakovë, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, u kishin kthyer këtë përgjigje e cila sipas komunarëve është relevante akoma.

Sipas menaxherit të kontratës punimet janë kryer siç ka kërkuar komuniteti. Çështja e kanalizimeve së shpejti do të kalojë në Hidrosistem  – KRU “Gjakova” për menaxhim dhe investime. Për këtë Komuna do t’i zhvillojë procedurat e pranim dorëzimit të kanalizimeve me KRU “Gjakova”. Nga Qeveria Zvicerane dhe Gjermane, përmes Agjencisë financuese të projektit programit KFW, presim që do të realizohen kanalizimet në zonat rurale dhe urbane.

E lënë pas dore, kështu thonë banorët e këtij fshati për ambulantën që dikur ka qenë funksionale. Mirëpo në vitet e fundit kjo ambulantë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse një objekt i shkatërruar gati në tërësi.

Banorët janë optimistë se një ditë kjo qendër do të rregullohet dhe në këtë mënyrë do të kenë mundësi t’i marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.

Read Previous

Një i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19

Read Next

Kimbo, qeni që zbukuron përditshmërinë në familjen Zajmi