Natyra nuk na mashtron, jemi ne që e mashtrojmë veten, kjo thënie e filozofit Zhan Zhak Ruso zë vend në njërin nga drunjët dekorativ në oborrin e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Shqiponjë të Gjakovës. Gjithë këto lule, pisha e fidane janë nga vetë iniciativa e drejtorit të shkollës i cili vullnetarisht bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit kujdesen për mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e këtij mjedisi.
Në oborrin e këtij institucioni arsimor ka të mbjellura edhe pemë nga më të ndryshme si mollë, ftua, lajthi e poashtu edhe perime. Frutat e këtyre pemëve ata i shfrytëzojnë si shujta gjatë pushimit ndërmjet orës mësimore.
E frytet e punës së tyre ata zgjodhën t’i sjellin si dhuratë për stafin e Syri-t.
Syri u uron suksese në nismën e tyre të begatë kësaj shkolle dhe uron që iniciativa të tilla për kujdes të mjedisit të vazhdojnë të shtohen në vendin tonë.